fbpx

Kronika

BBC/ Shqiptari: Shes kokainë sepse anglezët e dashurojnë drogën





               Publikuar në : 13:29 - 09/08/19 |
mapo.al

Mediat britanike gjithmonë e më shumë po raportojnë për faktin se trafikantët shqiptarë janë kthyer në problem për vendin e tyre. Një ditë pasi gazeta ‘The Sun’ publikoi statistikat që tregojnë se në burgjet britanike, shqiptarët janë të parët sa u përket të huajve, një media prestigjioze si ‘The Times’ lëshon alarmin.


Sipas gazetës, kanabisi shqiptar, që dikur furnizonte Italinë dhe Greqinë, tashmë po furnizon Britaninë e Madhe. Gazeta thekson se fermerët shqiptarë po pasurohen duke furnizuar Mbretërinë e Bashkuar.



Kurse BBC ka publikuar rrëfimin e një shitësi shqiptar të kokainës. Rexhino Toska ka pranuar se shiste kokainë duke thënë se e bënte këtë për shkak se anglezët e dashurojnë këtë drogë.


21-vjeçari është burgosur pasi u kap me drogë me vlerë 850 sterlina në makinën e tij Mercedes. Toska ishte ilegalisht në Britani. Pasi policia e ndaloi, ai u tregoi një patentë italiane me emrin: Maurizio Conti.

Kur oficerët morën një përkthyes italian për të folur me të, u bë e qartë se ai nuk dinte italisht. Përpara oficerëve, ai tha: “Unë sjell kokainë për shkak se anglezët e dashurojnë kokainën”.

Gjykata e dënoi me 30 muaj burg. Shqiptari do deportohet pas të kryejë gjysmën e dënimit.

LEXO EDHE:

Britani/ U kapën duke punuar në fermë, shqiptarët: Do lanim borxhet


Etiketa: , , , , ,

Pas