Kryesore

Bëjani këtë nder Ramës më 25 prill, hiqeni nga ajo punë që s’di ta bëjë!









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:59 - 18/02/21 |
Armand Maho

Kush mendon se Edi Rama apo e gjithë shpura e Rilindjes, gjuhën cinike ia drejton opozitës gabohet. I ardhur në politikë aksidentalisht, në mentalitetin e tij është krijuar ideja se e meriton atë vend, por siç ka treguar koha ai kurrë ska ditur ta bëjë atë punë. I mbrujtur keqaz, me shpërfillje, nga një elektorat që në të vërtetë ka votuar siglën por kurrë Ramën,  ai sot është shndërruar në një njeri megaloman që nuk lë rast pa qesëndisur ata që  bënë gabim  dhe e besuan për të vetmen herë në 2013-ën.



Edi Rama nuk u bë kurrë burrështetas dhe për këtë flet qartazi mungesa e respektit për taksat dhe paranë publike, ose e thënë më qartë për ata që po u këputen kërbishtet për të paguar faturat. Respekti i tij adresohet tek të fortët, apo kriminelët që i sigurojnë votat, dhe se ka shumë për gjë të mbetet peng i tyre. Nuk ka respekt për biznesin e ndershëm, përjashto tufën e klientëve që e ndjekin pas për tendera dhe troje. Nuk ka respekt për ata që braktisin vendin, por i sheh si turistë që duan të bredhin botën. Nuk ka respekt për pronën, për hapësirat publike, aq më pak për shtetin që ka marrë përsipër t’a drejtojë.


Mungesa e respektit për të gjitha kategoritë duket qartë në fushatën që ai po zhvillon për të marrë një mandat të tretë. Pak ditë më parë shqytarja e tij e bindur, doli e tha se mazhorancës i duhet mandati i tretë për të ndërtuar hekurudha dhe aeroporte. Vetë “Zeusi”, dy ditë më parë vendosi se kush do të jetonte kur tha se vaksinën do e marrin vetëm personalitetet e moshuara. Përzgjedhësit do jenë Margariti, Braçe, Spiropali e më the të thashë. Prindërit e gjithsecilit nga ne, nuk konsiderohen personalitete pavarësisht se u ka rënë bretku një jetë, nën regjimin e e atëhershëm të pinjollit Rama por dhe në këtë të sotmin të kryeministrit Rama. A ka tallje më të madhe se kaq…

Lexo edhe :  Bllokimi nga bora - Pagesa për Rrugën e Kombit, qytetari vë në siklet Ramën



***



Ai që ka bindjen se kjo gjuhë cinike, e mbrapshte, tallëse, frustuese, bullizuese si rrallë në këto 30 vjet i drejtohet Bashës është mediokër. Ajo u drejtohet shqiptarëve. Është një alarm, një këmbanë, një kujë se asgjë s’ka për të ndryshuar në rast se Rama fiton një mandat tjetër, madje gjërat do bëhen akoma më keq. Nuk është çudi që një votë tjetër për këtë farë qeverie të ushqejë egon mitomane jo vetëm të Kryeministrit, por dhe të atyre që e shoqërojnë të prekur nga sindromi i “të pazëvendësueshmit”.


Një qerthull makthi prej nga të cilës Shqipëria do e ketë të pamundur të dalë më. Ku projektet në 3D do zëvendësojnë shtëpitë e atyre që për dy dimra rresht po ngrysen e gdhihen në çadra, ku të sëmurët nga Covid do vazhdojnë të mbeten në duart e “Tireve” qeveritare dhe nuk do u jepet asnjë kompensim për milionat e harxhuara, ku PPP do prevalojnë mbi çdo interes social dhe ekonomik.

Ku propaganda siç ka ndodhur tash e tetë vjet, do vazhdojë të zëvëndësojë pensionet, pagat, shëndetësinë, arsimin apo ekonominë. Kjo është pak a shumë panorama e zymtë që pret shqiptarët në një mandat tjetër të Rilindjes. Rama ka lindur për të qenë i tillë, dhe nuk mund të ndryshojë tashmë në vigjilje të 60 viteve që mbart mbi kurriz. Nderi i vetëm që mund t’i bëjnë shqiptarët është ta largojnë më 25 prill, nga ajo punë që nuk ia ka pasur haberin asnjë moment.

441


Etiketa: , , , ,

Pas