Sot Bashkimi Evropian ka pajtuar Memorandumin e Mirëkuptimit për programet e ndihmës makro-financiare me tetë partnerë, me qëllim që t’i ndihmojnë vendet të kufizojnë ndikimin ekonomik të pandemisë koronavirusit.
Zbatimi i vazhdueshëm dhe i shpejtë i këtyre programeve është një tregues i rëndësishëm i solidaritetit të BE-së me këto vende, në një kohë të një krize të madhe.
Memorandumi i Mirëkuptimit tashmë ka rënë dakord me Shqipërinë, Gjeorgjinë, Jordaninë, Kosovën, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën. Këto dokumente gjithashtu janë nënshkruar zyrtarisht me katër prej tyre: Kosovën, Moldavinë, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën.
Është rënë dakord që për Shqipërinë të jepet një fond prej 180 milionë eurosh. Për Shqipërinë, kushtet e politikave për programin e saj kanë të bëjnë me forcimin e financave publike dhe qëndrueshmërinë e sektorit financiar, përmirësimin e qeverisjes dhe luftimin e korrupsionit, si dhe forcimin e mbrojtjes sociale.
Nga vendet e rajonit Shqipëria merr fondin më të madh nga BE, teksa për Kosovën janë akorduar 100 milionë euro, për Maqedoninë e Veriut 160 milionë euro dhe për Malin e Zi, 60 milionë euro. “Copën e luanit”, nga fondi i BE për të luftuar COVID-19 e ka marrë Ukraina, plot 1.2 miliardë euro, e ndjekur nga Jordania me 700 milionë euro.
Ndihma e BE
Për Ukrainën – 1.2 miliardë euro
Për Jordaninë – 700 milionë euro
Për Shqipërinë – 180 milionë euro
Për Maqedoninë e Veriut – 160 milionë euro
Për Gjeorgjinë – 150 milionë euro
Për Kosovën – 100 milionë euro
Për Moldavinë – 100 milionë euro
Për Malin e Zi – 60 milionë euro