Bota

BE dënon sulmin ndaj gazetares: Autoritetet të hetojnë plotësisht ngjarjen






               Publikuar në : 19:19 - 30/08/18 |
mapo.al

Pas Ambasadës amerikane në Tiranë ka reaguar edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë për sulmin me armë ndaj banesës së babait të gazetares Klodiana Lala.


Me anë të një postimi në “Twitter”, delegacioni i BE dënon sulmin duke përsërisim mbështetjen për gazetarët në vijën e frontit të raportimit mbi krimin e organizuar në Shqipëri, ndërsa kërkon hetim sa më të shpejtë të ngjarjes.

“Dënojmë sulmin kundër gazetarit investigative Klodiana Lala dhe përsërisim mbështetjen tonë më të fortë për gazetarët në vijën e frontit të raportimit mbi krimin e organizuar në Shqipëri. Ne ftojmë autoritetet që të hetojnë plotësisht dhe menjëherë ngjarjen”, mbyllet reagimi.


Etiketa: , , ,

Pas