Bashkimi Evropian po e shikon me vëmendje të veçantë situatën në lidhje me minierat e Trepçës.
“Është me rëndësi që të shmangim situatat e pakëndshme dhe që të gjithë të merren me qetësimin e gjendjes.
Ekzistojnë disa opsione që të shmanget likuidimi i Trepçës.
Do të ishte mirë që t’i jepet kohë trajtimit të kësaj çështjeje konform ligjit të miratuar dje në Parlamentin e Kosovës”, ka deklaruar Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Bashkimit Evropian e ngarkuar me çështje të Ballkanit Perëndimor.