Aktualitet

BE do të dërgojë mbi 600 mijë doza vaksinash Pfizeri në rajonin tonë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:52 - 16/04/21 |
mapo.al

Bashkimi Europian (BE) po angazhohet në mënyrë intensive që të mundësojë dërgimin e vaksinave kundër COVID-19 në Ballkanin Perëndimor, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, burime në selinë e institucioneve të BE-së në Bruksel.





Sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për rreth 651 mijë doza të vaksinave Pfizer/BionTech, të cilat do të shpërndahen në vendet e Ballkanit Perëndimor.


Qëllimi i dërgesës së këtyre vaksinave është imunizimi i profesionistëve shëndetësorë dhe grupeve tjera me përparësi.





Këto janë vaksina do të vijnë direkt nga BE-ja, dhe janë të pavarura nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.



BE-ja është duke punuar për të arritur të ashtuquajturën marrëveshje trepalëshe, e cila do të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor, kompaninë Pfizer dhe vetë BE-në.


Sipas këtyre burimeve, Austria do të jetë vendi që do të ndihmojë në anën administrative të shpërndarjes së vaksinave.

Lexo edhe :  Tiranë - Soreca: Në disa qendra po bëhet pushim, procesi të rifillojë pa vonesa

Në dhjetor të vitit 2020, Komisioni Evropian ndau 70 milionë euro për furnizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, zhvilloi të premten një bisedë me ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor përmes video-lidhjes. Ai tha se në këtë bisedë u diskutuan edhe veprimet e fundit për të siguruar shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19./REL/

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas