Saturday, January 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

BE financim tubacionit të gazit Vlorë-Fier, Balluku: Ja projektet që u përfituan nga Samiti

by us er1
06/12/2022
in Arkiva 2
0

Bashkimi Europian do të financojë ndërtimin e tubacionit të transmetimit të gazit nga terminali i lundrueshëm i Vlorës në pikën dalëse të gazsjellësit TAP në Fier. Dakordësia e BE për këtë projekt është bërë e ditur gjatë mbledhjes së Samitit të Bashkimit Europian ndërsa lajmin e ka njoftuar Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë një interviste televizive.

“Sot kemi marrë një lajm shumë të mirë që ishte totalisht i papritur, pavarësisht se kishim shumë kohë që diskutonim me Komisionin dhe Bashkimin Europian që kanë vendosur të mbështesin edhe ndërtimin e pjesës së parë të tubit transmetues të gazit për gjatësinë e projektit Adriatik-Jonian, por që është pjesa nga Vlora deri në exitpoint e Fierit, pra nga terminali i lundrueshëm i Vlorës për në exitpoint-in e Fierit ku janë 33 kilometra dhe është pjesa më e rëndësishme për territorin shqiptar. Kështu që na është shtuar dhe një projekt i ri sot”, nënvizoi Balluku.



Zëvendëskryeministrja Balluku tha se situata energjetike mori një vëmendje të shtuar gjatë diskutimeve të zhvilluara sot, për shkak edhe të krizës që është duke kaluar ky sektor, ndërsa renditi përfitimet që do të ketë vendi ynë si rezultat i projekteve që do të mbështeten nga BE.

“Me atë që Presidentja e Komisonit ka deklaruar pak muaj më parë kemi përfituar 85 milionë që janë injektim direkt në buxhetin e shtetit për tu përdorur për importet të cilat do të kemi në të ardhmen pasi për momentin jemi në një pozicion të mirë hidrik. Ndërkohë që në paketën e dytë, e cila zhvillohet përmes fondeve të WBIF ku secili nga 6 shtetet duhet të konkuroj me projekte që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve të shtuara të energjisë së rinovueshme që kanë të bëjnë me efiçencën e energjisë. Ne kemi marrë pjesë me tre porojekte kryesore që është pajisja e 25 mijë kabinave me smart meter që do të bëj uljen e humbjeve teknike në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Kemi marrë pjesë gjithashtu me rritjen e numrit të abonentëve të cilët duan që të kenë panele të ngrohjes së ujit, për 20 mijë abonentë, ndërkohë që ne kemi hapur 2 mijë të parët me fondet e buxhetit të Agjenciës dhe e treta është ndërtimi i një parku fotovoltaik prej 50 megavatorësh në zonën e Belshit, në pronësi të KESH”, u shpreh Balluku gjatë një interviste televizive.

Zëvendëskryeministrja tha gjithashtu se nënshkrimi i marrëveshjes për roaming është një tjetër hap i rëndësishëm nga i cili do të përfitojnë qytetarët e Ballkanit Perëndimor, teksa u shpreh se Shqipëria ka marrë mbështetje edhe për projekte të rëndësishme në infrastrukturë.

Samiti i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor që u mbajt në Shqipëri mblodhi sot në Tiranë përfaqësuesit më të lartë të politikës europiane dhe drejtuesit e shteteve.

JU SUGJEROJME

Emri/ Punonte në kantinën e verës në Itali, 43-vjeçari shqiptar ndërron jetë nga asfiksia
Arkiva 2

Emri/ Punonte në kantinën e verës në Itali, 43-vjeçari shqiptar ndërron jetë nga asfiksia

15/12/2022
Kush do të jetë “Mbreti” i ri i lojërave të fatit?
Arkiva 2

Kush do të jetë “Mbreti” i ri i lojërave të fatit?

10/12/2022
Game Over
Arkiva 2

“Nëse kërkon përballje, ne gati jemi”, Berisha ‘paralajmëron’ Ramën

02/12/2022
Jiang Zemin ndërron jetë në moshën 96-vjeçare, ish-lideri kinez mori pushtetin pas protestave
Arkiva 2

Jiang Zemin ndërron jetë në moshën 96-vjeçare, ish-lideri kinez mori pushtetin pas protestave

30/11/2022
Next Post
Kurti për Putinin: Injorancë kur krahasohet Kosova me Ukrainën

Kurti për tensionet në veri: Kriminelët që paguan Serbia e dinë se po ju vjen fundi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë
  • “Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
  • “Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In