Aktualitet

BE ‘izolon’ Shqipërinë, ja vendet ku mund të udhëtojnë shqiptarët pa paraqitur tamponin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:47 - 14/07/20 |
mapo.al

Qytetarët shqiptarë nuk mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian as 15 ditët e ardhshme. Shqipëria mbetet sërish jashtë listës së vendeve të treta me të cilat Bashkimi Europian rihap kufinjtë e jashtëm. Përveç Shqipërisë, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnjë-Hercegovina nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19, që ka të bëjë me numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë. Ky numër duhet t’i përshtatet nivelit mesatar europian, që është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë.


Ky është informacioni që vjen në vijim të takimit të grupit të punës së Këshillit të Bashkimit Europian mbi rishikimin çdo 15 ditë të listës së vendeve të treta për rihapjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian.


Kjo listë ka të bëjë me heqjen e kufizimeve për udhëtimet joesenciale drejt Bashkimit Europian të vendosura për shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19.


Ky informacion pritet të zyrtarizohet në 15 korrik.


Shqiptarët mund të udhëtojnë pa paraqitur tampon vetëm drejt Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Turqisë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas