Friday, March 31, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

BE-ja i kërkon shpjegim Bjellorusisë për ndalimin e gazetarit bjellorus

by mapo.al
24/05/2021
in Aktualitet, Bota
0

Qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë kërkuar një shpjegim të menjëhershëm nga Bjellorusia në lidhje me devijimin e një fluturimi të Ryanair me destinacion në Lituani, por i cili ndaloi në Minsk, ku autoritetet ndaluan një nga pasagjerët, aktivistin e opozitës dhe gazetarin, Raman Pratasevich.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda tha se aeroplani ateroi “me forcë” dhe kryeministri polak, Mateusz Morawiecki e quajti ngjarjen një “akt të dënueshëm të terrorizmit shtetëror”.



Nauseda kritikoi ndalimin e Pratasevich dhe tha se bashkësia ndërkombëtare “duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershëm që kjo të mos të përsëritet”. Ai e dha këtë deklaratë për Reuters, që pasoi reagimin e tij fillestar për incidentin, të publikuar në Twitter.

“Ngjarje e paparë! Një avion pasagjerësh që fluturonte për në Vilnius u ul me forcë në Minsk”, shkroi ai.

“Aktivisti politik bjellorus dhe themeluesi i Nexta ishte në aeroplan. Ai është ndaluar. Regjimi qëndron prapa këtij veprimi të neveritshëm. Unë kërkoj që Raman Pratasevich të lirohet urgjentisht”, shtoi ai.

Mateusz tha në Twitter se ka kërkuar nga presidenti i Këshillit Evropian të diskutojë për sanksione të menjëhershme kundër Bjellorusisë gjatë një takimi që është planifikuar të mbahet më 24 maj.

Zyrtari i lartë në Ministrinë e Jashtme gjermane, Miguel Berger, gjithashtu reagoi në Twitter për ndalimin e Pratasevichit, duke kërkuar “shpjegim të menjëhershëm nga qeveria bjelloruse për ndryshimin e kursit të fluturimit të avionit të kompanisë Ryan Air brenda BE-së për në Minks dhe për ndalimin e një gazetari”.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shprehu shqetësimin e tij për ngjarjen dhe u bëri thirrje autoriteteve bjelloruse që të lirojnë avionin dhe pasagjerët që udhëtonin me të, duke shtuar se është “thelbësore” që Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil të hetojë këtë ngjarje.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian tha se incidenti kërkon një përgjigje “të fortë dhe të bashkuar” nga Bashkimi Evropian.

Pratasevich u mor nga policia menjëherë pasi avioni i kompanisë, Ryanair, që ishte nisur nga Athina për në Vilnius, ateroi në Bjellorusi, pasi pilotët morën një mesazh se në bordin e avionit gjendej një bombë.

Ryanair tha përmes një deklarate dërguar Radios Evropa e Lirë se ekuipazhi u njoftua nga Bjellorusia për një kërcënim të mundshëm në bord dhe “u udhëzuan të devijonin në aeroportin më të afërt, Minsk”.

“Avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe pasagjerët dolën jashtë tij, derisa autoritetet lokale kryen kontrollet e sigurisë”, thuhet në deklaratë.

“Asgjë nuk u gjet dhe autoritetet thanë se avioni mund të nisjes së bashku me pasagjerët, pesë orë pas qëndrimit në Minsk”, thuhet më tej në deklaratë.

Komisionerja e BE-së për transport, Adina Valean më vonë konfirmoi se avioni është lejuar që të niset nga Minsku drejt Lituanisë.

Më pas ajo njoftoi se avioni pritet të aterojë në ora 21:19 sipas kohës lokale, duke shtuar se “duhet të verifikohen të gjitha faktet dhe pasagjerët në bord – ne nuk mund ta bëjnë këtë pa arritur (avioni) në Lituani. Kjo situatë do të ketë pasoja”.

Më pas, Ryanair njoftoi se avioni ka arritur në Lituani.

Udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka urdhëroi që një avion ushtarak të shoqëroi avionin e Ryanair, që ka më shumë se 100 pasagjerë në bord, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve BelTA.

Ndërkaq, Aleanca Veri-atlantike tha se aterimi i detyrueshëm i avionit në Minsk “ishte një incident serioz dhe i rrezikshëm”, duke kërkuar hetim ndërkombëtar për këtë ngjarje.

“Autoritetet bjelloruse duhet të sigurojnë kthimin e të gjithë pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit në Lituani”, tha një zëdhënës i NATO-s.

“Ne jemi duke monitoruar nga afër aterimin me forcë në Bjellorusi të avionit të Ryanait, që ishte nisur nga Athina në Vilius, dhe për raportimet për ndalimin e opozitarit, Roman Protasevich”, shtoi NATO-ja.

Nga selia e lideres së opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya thanë se avioni ishte afër kufirit me Lituaninë, kur pilotët morën mesazhin se kishte bombë në bord. Avioni, sipas tyre, ishte më afër Lituanisë, por ata u urdhëruan që të ateronin në Minsk.

“Regjimi detyroi aterimin e avionit në Minks me qëllim që të arrestojë gazetarin dhe aktivistin, Raman Pratasevich. Ai në Bjellorusi përballet me dënim me vdekje. Ne kërkojmë lirimin e tij të menjëhershëm, hetim të incidentit dhe sanksione kundër Bjellorusisë”, shkroi Tsikhanouskaya në Twitter.

Pratasevich ishte administratori kryesor i Nexta-Live në platformën Telegram, që ka mbuluar protestat që shpërthyen në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale të gushtit të vitit të kaluar.

Në nëntor, autoritetet Bjelloruse njoftuan se Pratasevich së bashku me Stsyapan Putsila – gjithashtu një administrator i Nexta-Live – po hetoheshin për dyshime për organizimin të tubimeve të paligjshme, prishje të rendit shoqëror dhe nxitje të urrejtjes shoqërore.

Bjellorusia është tronditur nga protestat që kur Lukashenka, i cili është në pushtet që nga viti 1994, tha se ka fituar në zgjedhjet presidenciale, të cilat u përshkruan me akuza për manipulim votash. Që atëherë, mbi 30 mijë persona janë arrestuar, qindra janë rrahur ose torturuar.

Pratasevich ka qenë pjesë e bursës Valclav Havel në Pragë. Kjo bursë për gazetarë – që është nismë e përbashkët e Radios Evropa e Lirë dhe Ministrisë së Jashtme çeke – u dedikohet gazetarëve nga shtetet e Partneritetit Lindor të BE-së dhe Rusisë./REL/

LEXO EDHE:

“Thriller” në ajër- Bjellorusia devijon fluturimin për të arrestuar gazetarin

Tags: bjellorusiGazetari bjellorusrelulja e avionit

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Tiranë- Grabitet shtëpia te “Shallvarevet”, hajdutët marrin para e bizhuteri

Tiranë- Grabitet shtëpia te "Shallvarevet", hajdutët marrin para e bizhuteri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
  • Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In