Aktualitet

BE merr në ‘dorë’ kontrollin e negociatave mes Serbisë dhe Kosovës, Hoti takohet me Macron





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:40 - 07/07/20 |
mapo.al

Me anë të një mesazhi në rrjetin social Facebook Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti jep detaje nga pritja e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee në Paris.


“U pajtuam që të bashkëpunojmë për shkëmbimin e të dhënave në mes të dy ministrive të Brendshme sa i përket rendit dhe ligjit, të punohet për promovimin e shkëmbimeve ekonomike në mes Francës dhe Kosovës, si dhe të punohet për promovimin e frankofonisë në Kosovë”, shprehet ndër të tjera ai.


Më herët kanë dështuar negociatat mes Serbisë dhe Kosovës për takimin në Shtëpinë e Bardhë.


Statusi i plotë


Shumë i nderuar me pritjen nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee në Paris.

Marrëdhëniet e Kosovës me Francën janë të shkëlqyera, ndërsa Franca ka luajtur rol kyç në të gjitha fazat e shtet ndërtimit të Kosovës dhe populli i Kosovës është mirënjohës për këtë. Biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, me fokus në perspektivën euro-integruese, si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut me Serbinë, i cili duhet të përfshijë njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve.

U pajtuam që të bashkëpunojmë për shkëmbimin e të dhënave në mes të dy ministrive të Brendshme sa i përket rendit dhe ligjit, të punohet për promovimin e shkëmbimeve ekonomike në mes Francës dhe Kosovës, si dhe të punohet për promovimin e frankofonisë në Kosovë.

Jam i lumtur që Presidenti i Francës Macron e mirëpriti ftesën për vizitë në Kosovë, e cila vizitë do të ndodhë në të ardhmen në një moment të përshtatshëm për Presidentin Macron.


Etiketa: , , ,

Pas