Aktualitet

BE, 4 mln € ndihmë Shqipërisë për COVID-19, Soreca: Jemi pranë jush





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:20 - 04/05/20 |
mapo.al

Ka mbërritur dërgesa e parë me ndihma nga Bashkimi Europian me materiale të mbrojtes personale për stafet mjekësore në luftë kundër COVID-19, pjesë e ndihmës prej 4 milion euro akorduar për Shqipërinë, për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID-19.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në prani të Ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca dhe Përfaqësuesit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Brian Williams, tha ndihma e BE do të fuqizojë akoma më tej stafet mjekësore në luftë kundër COVID19.


“Këtu prapa nesh keni mundësinë të shihni një pjesë të atyrë gjërave që janë sjellë tashmë në Shqipëri, ndërkohë që në maune janë më shumë se 400 kuti të tjera si pjesë e të gjithë kësaj pune dhe donacioni që po bëjmë, pjesë e 4 milion eurove që janë dhënë donacion nga Bashkimi Europian. Ne vazhdojmë ti qëndrojmë pranë Shqipërisë, jemi tashmë më afër se kurrë, dhe së bashku jemi më të forte. Prandaj kjo është edhe tema që ne kemi zgjedhur për javën e Europës, e cila fillon sot”, tha Soreca.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Europian për Shqipërinë.


“Bashkimi Europian tregoi edhe një herë vlerat e solidaritetit që janë në zemër të tij. Mbështetja që na vjen nga Bashkimi Europian, nëpërmjet fazës së parë të lëvrimit të grandit prej 4 milio euro, nëpërmjet kësaj dërgese të pare, fuqizon akoma më shumë stafet tona mjekësore në luftë dhe në përballje me COVID19, nëpërmjet materialeve të mbrojtjes personale, siç janë syzet, helmetat, maskat, të cilat janë shumë të rëndësishme, për të patur një personel shëndetësor të mbrojtur”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se duhet rritur vigjilenca pavarësisht se jemi në një moment ku ka filluar një lehtësim i masave shtrënguese.

“Jemi me të vërtetë sot në një moment ku kemi filluar të mendojmë për hapje të kujdesshme dhe shumë të ngadaltë të masave shtrënguese. Tani është më e rëndësishme se kurrë për të rritur vigjilencën, për të rritur masat mbrojtëse të mjeteve personale për gjithë personelin tonë shëndetësor”, tha Manastirliu.

Në dërgesën e parë të mbështetjes së BE-së kanë mbërritur 110 mijë palë doreza, më shumë se 2 mijë maska dhe më shumë se 1 mijë litra dezinfektatë për duart. Në javët në vijim do të mbërrijnë edhe kite testimi, respiratorë si edhe 5 autoambulanca.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas