Kryesore

BE përsërit qëndrimin: Jo ndryshimeve në Kodin Zgjedhor pa miratimin e Këshillit Politik








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:29 - 28/09/20 |
mapo.al

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka kërkuar respektimin e marrëveshjes së “5 Qershorit”. Pasi mazhoranca kërkonte që të miratonte ndryshimet në Kodin Zgjedhor në mënyrë të njëanshme, Soreca ka bërë apel që çdo ndryshim të diskutohet në Këshillin Politik.


“Bashkimi Evropian përsërit qëndrimin se marrëveshja e 5 qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE / ODHIR mbi reformën zgjedhore, duhet të respektohet.


Ne gjithashtu konfirmojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodit zgjedhor të Shqipërisë, të cilat shkojnë përtej fushëveprimit të marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohen siç duhet në kuadrin e Këshillit Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament“, – shkruan Soreca.



Më herët ishte Yuri Kim që kërkoi respektimin e marrëveshjes së “5 Qershorit”. Ndërkombëtarët kërkojnë me ngulm që mazhoranca të mos i bëjë këto ndryshime pa u rënë dakort në Këshillin Politik.

Lexo edhe :  Një vit pas tërmetit më 26 nëntor - Soreca: Tani është koha për të ndërtuar së bashku



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas