fbpx

Aktualitet

BE: Sulmet në Arabinë Saudite, kërcënim për sigurinë rajonale






               Publikuar në : 17:08 - 15/09/19 |
mapo.al

Bashkimi Evropian tha sot se ka “një kërcënim real në sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme”, pas sulmeve ndaj ndërtesave të përpunimit të naftës në Arabinë Saudite.


“Sulmet e djeshme me dron në dy ndërtesat e naftës të kompanisë Armaco në Arabinë Saudite, paraqesin rrezik real për sigurinë rajonale”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së shefes së BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.



“Në këtë kohë, kur tensionet janë të larta në rajon, ky sulm minon punën për uljen e tensioneve”, thuhet në deklaratë, ku bëhet thirrje për “përmbajtje” me qëllim që të mos përshkallëzohet më shumë situata.

Rebelët jemenas Huthi, që mbështeten nga Irani, morën përgjegjësinë për sulmet e së shtunës. Por, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se pas këtyre sulmeve qëndron Irani. Zyrtarët iranian kanë mohuar çdo përfshirje në këto sulme./REL/


Etiketa: ,

Pas