Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka lëshuar një seri kritikash ndaj Bashkimit Europian, i cili kritikoi arrestimet masive të gazetarëve opozitarë gjatë fundjavës.
“BE duhet të shohë punën e saj dhe t’i mbajë opinionet për vete,” tha Erdogan.
Liderët e BE kanë thënë se arrestimet nuk janë në përputhje me “vlerat europiane”.
Të paktën 24 gazetarë, që thuhet se kanë lidhje të ngushta me klerikun Fethullah Gulen u arrestuan gjatë fundjavës.
Sipas mediave, ata akuzohen se po përgatisnin një komplot për të marrë pushtetin.
Erdogan e akuzon Gulen se ka një shtet paralel brenda Turqisë.