Aktualitet

BE thirrje vendeve anëtare: Masat e emergjencës ndaj koronavirusit mos të kufizojnë demokracinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:45 - 31/03/20 |
mapo.al

Një paralajmërim ka ardhur së fundmi nga Brukseli drejtuar vendeve të Bashkimit Europian që masat shtrënguese të vendosura nga shumë prej tyre për të luftuar pandeminë e koronavirusit, të mos kufizojnë demokracinë.


“Është shumë e rëndësishme që masat e emergjencës të mos dëmtojnë parimet dhe vlerat tona kryesore”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.


“Demokracia nuk mund të funksionojë pa media të lirë dhe të pavarur”, shtoi ajo.


Presidentja e KE u shpreh se masat e emergjencës duhet të jenë të limituara dhe propocionale dhe ato nuk duhet të zgjasin pafundësisht.


Disa media e konsiderojnë këtë paralajmërim të presidentes Leyen si një kritikë për masat shtrënguese që janë ndërmarrë nga qeveria hungareze.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas