Sunday, June 19, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

BE vendos bllok: “Jo” negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

by mapo.al
30/11/2020
in Kryesore, Politika
0

Në pamundësi të aprovimit të kuadreve negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian pritet të aprovojnë sot draft-konkluzionet mbi të dyja vendet.

Këto konkluzione i referohen hapave që mbeten për t’u ndërmarrë deri në aprovimin e kuadreve negociuese dhe hapjen zyrtare të negociatave me të dyja vendet.

Dukej se gjithçka ishte në vijën e duhur për aprovimin e dy kuadreve negociues me fillimin e presidencës gjermane në korrik 2020. Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian i përkushtuan kohën më të madhe të diskutimeve të tyre gjatë këtyre gjashtë muajve metodologjisë së re të zgjerimit. Në momentin kur të 27 shtetet anëtare ranë dakord për detajet e integrimit të metodologjisë së re të zgjerimit në kuadret negociuese, një çështje bilaterale e bëri të pamundur konsensusin në gjirin e tyre.

Bullgaria insistoi që zgjidhja e çështjes së historisë, gjuhës dhe të minoriteteve me Maqedoninë e Veriut të integrohej në kuadrin negociues me Maqedoninë e Veriut. Asnjë prej 26 shteteve anëtare nuk e përkrah qëndrimin e Bullgarisë për të marrë garanci para hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.

Shumica dërrmuese konsiderojnë se kjo çështje bilaterale mund të zgjidhet gjatë procesit të negociatave të anëtarësimit, që zgjat me vite. Por Bullgaria nuk heq dorë deri tani nga qëndrimi i saj dhe vendimi për aprovimin e kuadreve negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë kërkon unanimitet. Përveç kësaj, duhet që edhe Maqedonia e Veriut të jetë dakord për kuadrin negociues.

Por pala maqedonase nuk pranon qëndrimin e palës bullgare. Si rrjedhim, aprovimi i kuadreve negociuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mbetet i bllokuar. Kjo e bën të pamundur synimin tjetër të presidencës gjermane për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut në dhjetor. Lidhur me Shqipërinë, shtetet anëtare nuk kanë rezerva për aprovimin e kuadrit negociues me vendin.

Kushtëzimi i shteteve anëtare nuk lidhet me kuadrin negociues, por me fillimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, që realizohet përmes mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në.

Së paku, pesë shtete anëtare konsiderojnë, se Shqipëria nuk ka përmbushur ende dy parakushtet kyçe ndër gjashtë parakushtet që kërkohen për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Këto dy parakushte kyçe kanë të bëjnë me funksionimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, si dhe me aprovimin e reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR, zbatimit të saj e transparencën e financimit të partive politike. Për Komisionin Europian ky parakusht i dytë për reformën zgjedhore është i plotësuar dhe mbetet për t’u plotësuar ligji për mediat online.

Ndasitë midis Komisionin Europian dhe disa shteteve anëtare për vlerësimin e përmbushjes së kushtëzimit të vendosur për Shqipërinë vazhdojnë. Mbetet për t’u parë si versioni përfundimtar i draft-konkluzioneve të shteteve anëtare.

Gjithsesi, ajo që i bashkon të gjitha institucionet europiane, është se Shqipëria nuk ka përmbushur ende parakushtet për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit./ Erisa Zykaj

Tags: Bullgariacelja e negociataveMaqedonia e VeriutShqiperia

JU SUGJEROJME

Shtyhet marrëveshja mes Kosovës dhe Shqipërisë për portin e Durrësit
Aktualitet

Shtyhet marrëveshja mes Kosovës dhe Shqipërisë për portin e Durrësit

19/06/2022
Më shumë se 1000 jetimë ukrainas strehohen në Turqi
Bota

Më shumë se 1000 jetimë ukrainas strehohen në Turqi

19/06/2022
Rusia synon të pajisë ushtrinë më një raketë të re
Bota

Rreziku i një lufte me armë bërthamore

19/06/2022
Edi Rama: Do heqim tarifat doganore me Kosovën
Aktualitet

Edi Rama: Do heqim tarifat doganore me Kosovën

19/06/2022
Next Post
Basha me nënat e emigrantëve: Qeveria e ardhshme, plan për të kthyer rininë në Shqipëri

Basha me nënat e emigrantëve: Qeveria e ardhshme, plan për të kthyer rininë në Shqipëri

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Shtyhet marrëveshja mes Kosovës dhe Shqipërisë për portin e Durrësit
  • S’kishte ndodhur më parë/ Balerini i propozon për martesë të dashurën në mes të emisionit
  • Më shumë se 1000 jetimë ukrainas strehohen në Turqi
  • Rreziku i një lufte me armë bërthamore
  • VOA: Shqipëria vazhdon të përballet me probleme në menaxhimin e mbeturinave



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In