Bebe Rexha ka treguar se si po e kalon ditën në kushtet e izolimit. Stafi i “Vogue” realizuan një vizitë në shtëpinë e këngëtares, e cila kishte një shtëpi modern dhe në fakt ajo është shprehur se nuk ndjehet e mërzituar pasi është në shoqërinë më të mirë.
Ajo po qëndron e vetizoluar në shtëpinë e saj në Los Angeles bashkë me vëllanë Florentin dhe qenin Bear.
Teksa prezantoi disa kënde të shtëpisë së saj, Bebe u ndal edhe tek këndi i kuzhinës, ku thotë se preferon përgatitjen e ushqimit tradicional shqiptar.
Bebe Rexha tha se gjatë kësaj periudhe po kujdeset edhe për qenin , ndërsa përgatiti edhe ushqim gjatë kohës kur stafi i “Vogue” ishte në shtëpinë e saj.