fbpx

Aktualitet

Bebe Rexha: Po vij drejt të prekurve, do kujdesem personalisht





               Publikuar në : 10:09 - 28/11/19 |
mapo.al

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka bërë me dije se do të fluturojë drejt Shqipërisë, për t’u ardhur personalisht në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti. Përmes një videoje të shkurtër të publikuar në “Instagram”, Bebe ka lajmëruar se ka hapur një faqe “GoFundMe” dhe se do të sigurohet vetë që çdo dollarë të shkojë për të prekurit.


“Përshëndetje të gjithë! Jam Bebe, jam këtu në turin e Jonas Brothers. Kam marrë lajmin e keq për një tërmet në Shqipëri. Familja ime dhe unë jemi shqiptarë dhe vendosa të hap një llogari “GoFundMe” për të ndihmuar familjet në nevojë. Unë personalisht do të largohem nga turneu dhe do të fluturoj në Shqipëri, për t’u dhënë njerëzve ushqim, ujë, si dhe për t’i ndihmuar në rindërtimin e banesave. Do sigurohem që paratë të përdoren siç duhet. Çdo dollarë mund të ndihmojë”-është shprehur Bebe Rexha.



Për një orë janë mbledhur 17 mijë dollarë. Vetë Bebe Rexha ka dhuruar e para 10 mijë dollarë.



Etiketa: ,

Pas