Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha e cila është duke korrur sukses të vazhdueshëm në muzikën amerikane, nuk ka harruar që të urojë shqiptarët për ditën e Pavarësisë. Nëpërmjet një foto të flamurit shqiptar të postuar në Facebook, Bebe shkruan “Urime 28 nëntori!”. Edhe më herët 25 vjeçarja nuk ka hezituar të tregojë me krenari origjinën e saj.
Këngëtaja e hitit “I Can’t Stop Drinking About You” pritet të publikojë edhe këngën e saj më të re në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Pit Bull.
Shqiptarja Bebe Rexha bashkëpunon me Pit Bull