Aktualitet

Bebe Rexha vdes nga mbidoza? Pas lajmit të rremë reagon artistja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:32 - 03/02/21 |
mapo.al

Në rrjete sociale është përhapur së fundmi një lajm që i ka shqetësuar jo pak fansat e Bebe Rexhës. Thuhej se këngëtarja ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës nga droga dhe se ky lajm ishte konfirmuar edhe nga familjarët e saj.





“Lajmi i fundit: CNN ka konfirmuar që ylli i popit Bebe Rexha ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së drogës në shtëpinë e saj në Kaliforni. Familja e Bebe Rexhës ka publikuar një deklaratë për shtyp duke thënë: Ajo ishte drita në jetën tonë. Ne do ta vlerësonim privatësinë në këto kohë të vështira”, shkruhej në një deklaratë që u shpërnda me shpejtësi në rrjete sociale.






Mirëpo e gjithë kjo ka qenë e rremë dhe në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe vetë Bebe Rexha e shokuar. Ajo ka publikuar në Twitter disa nga mesazhet e fansave të saj dhe ka reaguar e habitur nga lajmet që janë bërë për të.



Oh Zot unë qëndroj jashtë linje për tre ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur dhe nga mbidoza e drogës?”, ka shkruar Bebe në një postim.


 

Më pas këtë situatë ajo e ka kaluar me sportivitet, duke bërë shaka me ndjekësit e saj në Twitter.

Unë jam fantazmë. Po shkruaj në Twitter nga dollapi i dhomës tënde”, ka shkruar këngëtarja.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas