fbpx

Aktualitet

Bebe Rexha viziton familjet e prekura nga tërmeti, shoqëruar nga Meta





               Publikuar në : 16:47 - 02/12/19 |
mapo.al

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka vizituar të prekurit nga tërmeti në fshatin Bizë, e shoqëruar nga presidenti Ilir Meta.


Meta e falenderoi publikisht Rexhën për solidaritetin dhe kontributin prej 100 mijë dollarësh, falë të cilave do të ndërtojë dy banesa të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Pasi inspektuan një nga banesat që pritet të rindërtohet, Meta theksoi se këngëtarja vendosi zemrën e saj në këtë aksion humanitar, duke lënë pas angazhimet artistike.



“I jam shumë mirënjohës Bebe Rexhës, artistes me fame botërore, e cila i ka kushtuar kësaj tragjedie kohën e saj, ka ndryshuar axhendën. Ka vendosur zemrën e saj në këtë aksion konkret, për të qenë pranë komuniteteve më të prekura, për të sjellë në vëmendjen në këtë tragjedi dhe krizë humanitare përpara opinionit ndërkombëtar. Prandaj, shumë faleminderit edhe njëherë Bebe për këtë solidaritet, për këtë krenari që ndjen që je shqiptare dhe për faktin që je me ne në momente të vështira, nga të cilat mund të themi se nuk i kemi përjetuar prej shumë kohësh. Përmes këtij solidariteti do t’i përballojmë dhe do ndihmojmë situatën”, tha Meta.


Ndërkohë, Bebe Rexha ripërsëriti edhe njëherë ato çka tha fillimisht në fshatin Bubq, se ndihet krenare për faktin e të qenurit shqiptare. Më tej, ftoi të gjithë bashkatdhetarët kudo në botë që të japin kontributin e tyre për familjet në nevojë.

“Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe jam e lumtur që po ndihmoj një tjetër familje. Jemi të fortë. Jam krenare që jam shqiptare dhe jam krenare që po ndihmoj shqiptarë të tjerë. Të gjithë shqiptarët nëpër botë, ky është momenti ku mund të kontribuojnë dhe të ndihmojnë familjet shqiptare. Të ndihmojnë njerëzit që të ndërtojnë një shtëpi dhe të kenë një jetë më të mirë”, tha Bebe Rexha.

Lexo edhe:

“Në vena më rrjedh gjak shqiptari”/ Bebe Rexha në Bubq, për të prekurit nga tërmeti


Etiketa: ,

Pas