Aktualitet

Bebet e karantinës që nuk ekzistojnë zyrtarisht





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:13 - 12/07/20 |
mapo.al

Pandemia shkaktoi shumë ndryshime në jetën e njerëzve dhe në disa raste zhvillimet ishin aq të papritura sa nuk mendohej asnjëherë se do të ndodhin ngjarje të tilla në një kohë normale.


Një rast i veçantë është dhe për këto bebe të porsalindura.


“Është një ndjenjë shumë e çuditshme kur e di që teknikisht ajo nuk ekziston ende”, shprehet nëna e re Emma Pratt nga Skocia.


Vajza e saj e vogël Skye, lindi një javë përpara se në Britaninë e Madhe të vendosej karantina për shkak të pandemisë. Ajo tashmë është 4 muajsh, por ende nuk është regjistruar.


Normalisht bebet në Britani duhet të regjistrohen në këshillin lokal brenda 42 ditësh pas lindjes, por me pandeminë e koronavirusit shumë prej këtyre institucioneve e pezulluan punën. Ato tashmë po përballen me një fluks prindërish që duan të regjistrojnë fëmijët e tyre.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas