Aktualitet

Bebushja erdhi! Elita dhe Gjiko bëhen prindër për herë të dytë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:26 - 03/03/21 |
mapo.al

Elita Rudi dhe Gjiko, një ndër çiftet më të njohur të estradës, janë bërë prindër për herë të dytë.





“Telegrafi” bën me dije se burime të afërta me moderatoren kanë mësuar se ajo solli në jetë një vajzë, dhe që të dyja nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.


Bëhet e ditur se Elita Rudi lindi në Spitalin Amerikan në Prishtinë, përmes një prerje cezariane.




Kujtojmë se në muajin shtator, çifti i njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë. Dyshja e njohur publikoi një video në rrjete sociale, përmes së cilës dhanë lajmin e bukur dhe zbuluan gjininë e fëmijës njëkohësisht. Shtatzënia e dytë e Elitës erdhi e papritur për publikun, sepse vetëm 1 vit më parë ata u bënë prindër të një djali. Në fakt ky fëmijë i dytë nuk ka qenë i planifikuar as për çiftin, por mjaft i dëshiruar.

Lexo edhe :  Para dhe paslindjes, ndryshimi i Elita Rudit në kaq pak kohë është drastik

Ndërkohë të ftuar disa muaj më parë në emisionin “NIN”, Elita dhe Gjiko thanë se e kanë zbuluar emrin për vogëlushen e tyre, që njësoj si emri i vëllait, Zërit, është shumë i veçantë.


“Në familjen tonë nuk thuhet a e keni gjetur, por a e keni zbuluar, sepse një emër unik duhet zbuluar. Për ne çdo fëmijë është unik dhe duhet gjetur një emër unik, siç janë të gjithë njerëzit”, tha Gjiko, pa e treguar emrin që kanë zgjedhur.

Përsa i përket emrit të vajzës, nuk bëhet ende e ditur se si çifti kanë vendosur që ta quajnë të porsalindurën e tyre.

 

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas