Aktualitet

Becchetti kërkon në Hagë të paguhet nga kompanitë Shell dhe Eni në Shqipëri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:43 - 12/02/21 |
mapo.al

Ish-ministri dhe ish-deputeti, Genc Pollo, deklaron se pas sekuestrimit të aseteve të shtetit shqiptar, Francesco Becchetti ka kërkuar në Gjykatën e Hagës që të paguhet nga kompanitë e naftës “Shell” dhe “Eni” me shumën që këto kompani i detyrohen rregullisht shtetit tonë.





“Për këtë problem nga qeveria ka ose heshtje ose pretendime surreale se problemi nuk ekziston”, thekson Pollo.


Pollo risjell në vëmendje dënimin e Shqipërisë me 110 milionë euro dëmshpërblim për mbylljen e TV Agon Channel, ndërsa shkruan se “fatkeqësisht faturën Beccheti duhet t’a paguajnë taksapaguesit shqiptarë. Reforma pas prillit 2021 do të bëjë që të fusin dorën në xhep edhe fajtorët ofiqarë!







Postimi i plotë
Hija dhe avokatët e Becchettit ndjekin pas edhe në Hollandë Edi Ramën; fatkeqsisht edhe Shqipërinë për ca kohë. Mbas proçeseve gjyqësore në Austri e Belgjikë për sekuestrimin e aseteve të shtetit shqiptar Becchetti ka kërkuar në Gjykatën Civile të Hagës që të paguhet nga kompanitë e naftës Shell dhe Eni me shumën që këto kompani i detyrohen rregullisht shtetit tonë (sipas marrëveshjeve me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Tiranë). Për momentin nuk e ka fituar çeshtjen e të shohim apelimet.


Për këtë problem nga qeveria ka ose heshtje ose pretendime surreale se problemi nuk ekziston.

Rama mbylli kundraligjshëm TV Agon, media e pavarur por në pronësi të Becchetit në vitin 2015; katër vite më vonë në prill 2019 një gjykatë ndërkombëtare në Washington DC dënoi qeverinë Rama me 110 milion Euro dëmshpërblim. Kjo është shuma më madhe në dëm të Shqipërisë e caktuar ndonjëherë nga një gjykatë ndërkombëtare; duke filluar nga gjoba për incidentin e Korfuzit po në Hagë nga Gjykata Ndëkombëtare e Drejtësisë në 1949.

Fatkeqsisht faturën Beccheti duhet t’a paguajnë taksapaguesit shqiptarë. Reforma pas prillit 2021 do të bëjë që të fusin dorën në xhep edhe fajtorët ofiqarë!

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas