Ish-futbollisti i shquar anglez, David Beckham, po shijon disa ditë pushimi këtë fund gushti në plazhet franceze të Kanës (Cannes). Ai shoqërohet nga gruaja e tij Victoria, fëmijët e tyre dhe këngëtari Elton John. Sikurse duket në fotot e mëposhtme, të shkrepura nga paparacët, që nuk i ndahen askund çiftit të njohur britanik, ish-kapiteni i Manchester United dhe Anglisë ia ka dalë ta ruajë trupin e tonifikuar, plot muskuj, elegant dhe pa shtuar thaujse asnjë kilogram. Me siguri, Beckham vazhdon të stërvitet me trajner personal në këtë drejtim, në të kundërt vitet dhe mungesa e regjimit do ta kishin “fryrë” si shumë ish-kolegë të tij.
Në foto duket edhe djali i madh, që ia ka kaluar tashmë për nga gjatësia. Ai duket si shok, jo fëmija e tij. Victoria qëndron në jahtin luksoz gjithë kohën, pa u futur në ujërat e kristalta të detit, duke mbajtur veshur një fustan të lehtë të bardhë, sikur do t’i refuzojë rrezet e diellit. Asaj i bën shoqëri Elton John në jaht, kur David zhytet në det bashkë më fëmijët. Edhe këngëtari i njohur nuk shihet të zhishet e të lahet në det.