Bebe Rexha ka shënuar një tjetër sukses duke u bërë pjesë e serialit të Netflix.
“We The People”, quhet seriali i animuar i “Netflix”, në të cilin këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Bebe Rexha do të jetë pjesë.
Seriali prej 10 episodash i Nee, i prodhuar nga Kenya Barris, ndërthur muzikë dhe animacion për të edukuar një brez të të rinjve amerikanë. Ai pritet të fillojë në datën 4 korrik.
Lajmin Bebe e ka ndarë në rrjetin e saj social Twitter ku shprehet shumë e lumtur që do të jetë pjesë me këngën e saj “American Citizien”.
“Shumë e emocionuar që jam pjesë e kësaj. “American citizen” vjen më 4 korrik. Faleminderit @netflix, @barackobama, @micheleobama,”- shkruan Bebe.
So excited to be a part of this! #WeThePeopleNetflix with my song “American Citizen” coming July 4 🇺🇸 Thank you @netflix @BarackObama @MichelleObama 💞 https://t.co/1PLPvHKlP1
— Bebe Rexha (@BebeRexha) June 2, 2021
Krijuesi i “Doc McStuffins”, Chris Nee, është ribashkuar me ish-presidentin Barack Obama dhe “Higher Ground Productions” të Michelle Obamas për serinë e animuar të Netflix, “We the People”.
Seriali përmban këngë origjinale të interpretuara nga artistë si HER, Janelle Monae, Brandi Carlile, Lin-Manuel Miranda, Adam Lambert, Cordae, Bebe Rexha, KYLE, Andra Day dhe poeten Amanda Gorman.