Një shqiptar dhe një 35-vjeçar sirian janë përleshur me thika në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kretë, kur burri me origjinë shqiptare ka goditur me thikë një 35-vjeçar me origjinë siriane, ndërsa molla e sherrit mes tyre ka qenë një grua.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit të EKAB -it, por 35-vjeçari nuk ka pranuar të transportohet me ambulancë në spital dhe ka preferuar të shkojë me mjete private.
Atij i është dhënë ndihma e parë në Spitalin e Përgjithshëm të Chania dhe sipas informacioneve po trajtohet ende.