Një makinë është djegur plotësisht, e cila u përfshi nga flakët por duke mos u zbuluar akoma shkaku i incidentit.
Ngjarja ka ndodhur pranë Rotondos së Safrës në Lushnjë.
Shoferi ka vënë re që nga pjesa e përparme e mjetit të tij po del tym dhe më pas ka njoftuar zjarrfikësit.
Ndërkohë forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje, por nuk arritën ta shpëtonin makinën nga djegia.
Në hetimet e para të kryera dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një nga një shkëndije elektrike në pjesën e kroskotit.