Aktualitet

“Bëj fushatë për demokracinë”-Meta: Shqipëria të dalë nga thonjtë e oligarkëve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:55 - 10/03/21 |
mapo.al

Në një intervistë për gazetarin Besnik Sulejmani në TV Apollon, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi mbrëmjen e sotme se ai po bën fushatë për demokracinë dhe mbrojtjen e Kushtetutës.






“Po, unë po bëj fushatë për demokracinë, po bëj fushatë për të mbrojtur Kushtetutën, për të ndërgjegjësuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje për të hapur një rrugë të re për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, u shpreh Presidenti Ilir Meta.


Presidenti theksoi po ashtu, se ka ardhur koha që shqiptarët të ndahet nga ky regjim “fake” dhe vota e lirë do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky “intubim” i lirive dhe do t’i japë frymëmarrjen e munguar. Dhe në këtë kontekst, ai paralajmëroi prerjen e dorës të kujto që prek votën e shqiptarëve.





“Erdhi koha që shqiptarët të ndahet nga ky regjim “fake”. Vota e lirë do ta nxjerre Shqipërinë nga ky “intubim” i lirive dhe do t’i japë frymëmarrjen e munguar.



Shqipëria duhet të dalë nga thonjtë e oligarkëve. Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre dhe të së ardhmes së vendit.


Mos e mendoni dhe aq metaforike paralajmërimin tim për prerjen e dorës të kujto që prek votën e shqiptarëve.

KY PARALAJMËRIM DUHET MARRË SERIOZISHT DHE NUK ËSHTË SHAKA.

Kush do tentojë të prishë festën e shqiptarëve më 25 prill, ta dijë mirë se do të bëhet kurbani i festës”, deklaroi Ilir Meta.

Presidenti Ilir Meta deklaroi se Demokracinë në Shqipëri e ka kapur koncepti i partisë-shtet, përmes kapjes së të gjitha institucioneve.

“Demokracinë në Shqipëri e ka kapur koncepti i partisë-shtet, përmes kapjes së të gjitha institucioneve. Prandaj janë vendimtare zgjedhjet e 25 prillit për një restart të demokracisë, të shtetit të së drejtës, të garantimit të të drejtave kushtetuese që cenohen çdo ditë.

Të mos lejojmë më që autoritarizmi të bëjë një hap përpara, sepse një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë. Qe të parandalojmë një gjë të tillë duhet të mbrojmë sistemin duke reaguar sa herë preket e drejta dhe liria e çdo qytetari.

Lexo edhe :  Meta pret ministren e Austrisë: Zbatimi i Kopenhagës, kyç për negociatat me BE

Kam fituar në çdo betejë me mazhorancën dhe këtë e ka konfirmuar edhe Komisioni i Venecias.

Nëse do kishim pasur Reformë dhe jo Ramaformë në Drejtësi, autorët e dosjeve të Shijakut dhe të Dibrës nuk do të ishin sot kandidatë për deputetë në Vlorë, në Tiranë, në Durrës, apo edhe në Dibër.

Nuk pres të kemi zgjedhje të standardeve daneze në një vend ku qeveria prish Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe ndryshon Kushtetutën me një Kuvend që të gjithë shqiptarët e dinë se çfarë përfaqëson.

Janë zgjedhjet më të rëndësishme në 100 vitet që vijnë, që nga Kongresi i Lushnjës.

Unë kam besim te demokracia. Çdo qytetar te kutia e votimit do votojë të jetë në paqe për familjen e tij, për fëmijët dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Si mundet të kesh prioritet në periudhë pandemie të ndërtosh tunelin e Llogarasë, dhe jo si të rritësh ekonominë apo bujqësinë, të luftosh varfërinë dhe të ndalësh shpopullimin

Shikoni sa kemi dhënë ne për pandeminë, shikoni sa kanë dhënë vendet e tjera, sepse ne kemi investuar vetëm për zhvillimin e PPP-së

Këto nuk janë zgjedhje të rëndësishme për 4 vitet, por për 100 vitet që vijnë dhe kjo duhet të kuptohet qartë nga të gjithë. Asnjë qytetar nuk ka të drejtë nesër të ankohet për Qeverinë dhe për Parlamentin në rast se nuk shkon në votime për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar këdo që i ka gënjyer, këdo që i bën presion apo tenton t’i blejë votën.

Të rinjtë në votime, të zgjedhin kandidatët që do mbrojnë interesin e tyre dhe të familjes. Qytetarët të zgjedhin kandidatin që, do mbrojë të ardhmen e vendit ”, u shpreh Presidenti Ilir Meta.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas