Ilda Bejleri ka folur së fundmi rreth debatit të shumëpërfolur me Dritan Shakohoxhën, që u konsiderua edhe si shkaku i largimit të moderatores së sportit pas 11 vitesh nga Digitalb.
E ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, Ilda la të kuptohej se largimi i saj nga Supersport nuk ka patur të bëjë me Shakohoxhën, ndonëse ky i fundit është prononcuar ndryshe.Ilda nuk ngurroi ta cilësonte Shakohoxhën si një njeri që “fut hundët” ngado.
“Konflikt real nuk ka përse ketë sepse ne jemi dy njerëz që vazhdojmë punën tonë. Nuk është se në 11 vjet kam pyetur Shakohoxhën. Do thoja që vazhdon seriali “Burrat që urrejnë Gratë”, kështu që nuk ka asgjë për t’u çuditur”-tha fillimisht Ilda Bejleri, pasi u pyet nga moderatorja Ori Nebiaj për raportin aktual me Shakohoxhën.
“Shakohoxha është një nga ato njerëz që pak a shumë nuk ia kuptoj as profesionin që ka se domethënë njëherë del menaxher gazetarësh, njëherë menaxher futbollistësh, njëherë del brigadier, njëherë drejtor, njëherë komentator”- vijoi më tej ajo.
Risjellim në vëmendje se Ildën do ta shohim këtë sezon të ri televiziv në ekranin e Top Channel, në moderimin e emisionit “Procesi Sportiv”.