Aktualitet

Liban/ Pas shpërthimit të madh, një zjarr ka përfshirë portin e Bejrutit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:04 - 10/09/20 |
mapo.al

Një zjarr i madh ka shpërthyer në portin e Bejrutit në Liban, një muaj pas shpërthimit masiv atje, i cili vrau rreth 190 njerëz.


Zjarri shpërtheu në një depo vaji dhe gomash në një zonë të portit.


Flakët masive u ngritën nga zjarri dhe tymi mund të shihej që dilte mbi horizontin e qytetit.



Nuk është bërë e qartë se çfarë e kishte shkaktuar zjarrin dhe asnjë viktimë nuk është raportuar deri më tani.


Zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe helikopterë janë dërguar gjithashtu për të ndihmuar në vendosjen e zjarrit nën kontroll.


Kreu i Kryqit të Kuq të Libanit, George Kettaneh, tha se disa njerëz vuanin nga gulçimi si rezultat i zjarrit, raporton agjencia e lajmeve Reuters./BBC/


Etiketa: , ,

Pas