Belgjika e ka nisur mjaft mirë Kampionatin Botëror pasi ka fituar me rezultatin 3-0 përballë Panamasë në ndeshjen e vlefshme për Grupin G.
Pjesa e parë e takimit befasoi të gjithë pasi u mbyll me rrjeta të paprekura pasi Hazard, Lukaku dhe Mertens nuk arriten të mposhtin portierin.
Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, Belgjika u hodh në sulm dhe menjëherë gjeti golin falë një “perle” të Mertens.
Ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku (69’ dhe 75’).