Belgjika do të japë vaksinën AstraZeneca vetëm për personat mbi 55 vjeç për një muaj. Autoritetet shëndetësore të vendit kanë vendosur të pezullojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca për qytetarët nën moshën 55 vjeç vuri në dukje në media Ministri Federal i Shëndetësisë Frank Vadenbrucke
“Kjo ndryshon shumë pak në fushatën aktuale të vaksinimit, e cila do të vazhdojë pa u ndalur, ” i tha ai VRT News, duke theksuar se “për momentin ne jemi duke u përqëndruar tek njerëzit mbi 65 vjeç dhe njerëzit me sëmundje të caktuara. Ata gjithashtu janë kryesisht të moshuar.”
Komiteti i sigurisë dhe farmakovigjilencës i Agjencisë Evropiane të Barnave (PRAC – EMA) arriti në përfundimin se mpiksjet e pazakonta të gjakut me trombocite të ulëta duhet të raportohen si efekte anësore shumë të rralla të vaksinës AstraZeneca tani emri Vaxzevria, duke theksuar se përfitimet e vaksinës janë më shumë se rreziqet e mundshme.
LEXO EDHE:
‘AstraZeneca’ – EMA: Përftimet tejkalojnë rreziqet për efekte anësore
Etiketa: Belgjika ndalon vaksinën AstraZeneca, personat nën 55 vjeç