Arrestimi i Bajrëve ka ardhur pas asistencës nga Belgjika dhe Holanda, vende ku kryente aktivitetin kriminal banda. Megjithatë, autoritetet shqiptare nuk e kanë përmendur se Safet Bajri mund të ekstradohet në Belgjikë, ku është dënuar me 22 vite burg.
Ndërsa ministri i Drejtësisë në Belgjikë Koen Geens mendon se ai do e kryejë këtë dënim në Shqipëri.
Mediat belge shkruajnë se ekstradimi i Rustemit është i pamundur pasi të dyja vendet nuk kanë nënshkruar një marrëveshje për ekstradimin. Megjithatë të dyja vendet kanë nënshkruar një marrëveshje për ekzekutimin e dënimeve të çdo vendi.
Shqipëria mund të konvertojë dënimin e Belgjikës sipas ligjit shqiptar.
Por mediat thonë se dënimet nuk konvertohen në mënyrë automatike. Për shembull, politikani shqiptar Mark Frroku është dënuar në vitin 1995 me dhjetë vite burg për një përfshirje në një vrasje në Belgjikë. Frroku u arrestua në Shqipëri, iu nënshtrua një procesi të ri dhe në fund u lirua nga akuzat në vitin 2017.