Belgjika nuk gaboi në ndeshjen e parë, duke mposhtur 3-0 Rusinë, edhe pse kjo e fundit luante në shtëpi, në Sant Petersburg.
Shkëlqeu Lukaku me dy gola, që të parin ia dedikoi Eriksen, që sot pësoi atak kardiak në fushën e lojës, dume tronditur të gjithë botën e futbollit.
Dopieta e Lukakut në minutat 10 dhe 88-të si dhe goli i Munie në të 34-tën, i siguruan 3 pikë të arta belgëve.
Një fitore mëse e merituar kjo e Belgjikës, që kryeson Grupin B, me golavarazh më të mirë se Finlanda.
Lukaku ngjitet në kuotën e 62 golave me kombëtaren belge, si asnjë tjetër, duke kaluar shumë ikona të futbollit botëror me ekipet e tyre përfaqësuese.
Dhe duket se sulmuesi i Interit nuk ka ndërmend të ndalet.