Situata e krijuar nga koronavirusi, ka detyruar Belgjikën që të zgjasë masat e izolimit deri më 3 maj. Lajmi është bërë i ditur gjatë ditës së sotme nga kryeministrja, Sophie Wilmès.
“Përveç kësaj, asnjë ngjarje masive nuk mund të organizohet para 31 gushtit”, shtoi ajo.
Kujtojmë që Belgjika kishte planifikuar izolimin deri më 19 prill, ndersa asnjë datë nuk është specifikuar për rihapjen e shkollave dhe bizneseve.
Para pak ditësh ishte Franca që konfirmoi zgjatjen e masave kufizuese për shkak të koronavirusit deri më 11 maj.