Sport

Belgjika zyrtarizon mbylljen e kampionatin, Club Brugge kampion





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:28 - 15/05/20 |
mapo.al

Vendimi ishte marrë prej kohësh, ndërsa sot ka ardhur zyrtarizimi. Kampionati belg është pezulluar përfundimisht dhe Club Brugge mund të festojë lirisht fitimin e titullit kampion.


Autoritetet shtetërore kishin vendosur që nuk mund të luhej futboll deri në datë 31 korrik.


Diçka e tillë e bëri të pamundur përfundimin e sezonit 2019/2020 dhe verdiktet janë dhënë në bazë të renditjes aktuale. Kampionët kualifikohen direkt në fazën e grupeve të Champions League, teksa Gent, skuadër që u rendit e dyta në 29 javë kampionat, do të marrë pjesë në turin e tretë të këtij kompeticioni.


Charleroi, Antwerp dhe Standard Liege (skuadër ku luan Mërgim Vojvoda), do të marrin pjesë në Europa League, ndërsa Oostende, aty ku aktivizohet Sindrit Guri, dhe Waasland-Beveren, do të luajnë një kategori më poshtë sezonin e ardhshëm.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas