Aktualitet

Belgjikë cinike, mposht Portugalinë dhe gjen Italinë në çerekfinale














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:27 - 27/06/21 |
mapo.al

Euro 2020 përjetoi një nga mbrëmjet më të bukura që nga starti. Belgjika fitoi 1-0 ndaj Portugalisë, kampionët në fuqi të Europës, në një sfidë shumë të bukur. “Djajtë e Kuq” do të ndeshen me Italinë në çerekfinale.






Ishte Diogo Jota që provoi në fillim, ndërsa në krahun tjetër Eden Hazard nuk shënoi dot.


Momenti më i mirë ishte në minutën e 25-të, kur Ronaldo provoi nga një gjuajtje dënimi, që u ndal nga Courtois.







Minutat e fundit të pjesës së parë janë më mirë për Belgjikën. Dhe pas një aksioni të rrjedhshëm, është Thorgan Hazard që realizon një supergol nga 25 metra. Një top i pakapshëm për Rui Patricio.




Pjesa e dytë është edhe më e bukur. Portugalia luajti shumë më mirë, goditi edhe shtyllën. Belgjika humbi De Buyne të dëmtuar, ndërsa në fund u zëvendësua edhe Hazard.



Pas 5 minutash shtesë, nuk pati gjë, Belgjika avancon më tej.

1


Etiketa: , ,

Pas