Aktualitet

Belind Këlliçi: Ministrja e Arsimit shkel sërish ligjin, bëri zv.guvernatoren anëtare bordi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:17 - 07/08/20 |
mapo.al

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook është shprehur se ministrja e Arsimit Besa Shahini është kapur sërish në paligjshmëri pasi mban anëtarë të Bordit të Akreditimit në Ministri.


“Znj. Luljeta Minxhozi është votuar nga parlamenti si anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, është ndërkohë zv. Guvernatore e Bankës, por njëkohësisht është edhe nëpunëse e Besa Shahinit, në shkelje flagrante të ligjit”, thekson Këlliçi.


Statusi i plotë


Ministrja në ikje e Arsimit, Besa Shahini kapet sërish në paligjshmëri!


Pasi ia doli të organizojë zgjedhje moniste edhe në universitete, pasi goditi mijëra maturantë me tezën e gjuhës dhe letërsisë me idiote që ka parë vendi, Ministrja në ikje e Arsimit, Besa Shahini shkel sërish ligjin duke mbajtur anëtare të Bordit të Akreditimit brenda Ministrisë, zv. Guvernatoren e Bankës së Shqipërisë, pozicion i papajtueshëm me asnjë funksion tjetër në varësi të qeverisë.

Sipas ligjit, anëtarët e Bordit të Akreditimit të universiteteve propozohen nga Ministri i Arsimit për emërim ose shkarkim dhe emërohen ose shkarkohen me miratimin e Kryeministrit.

Znj. Luljeta Minxhozi është votuar nga parlamenti si anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, është ndërkohë zv. Guvernatore e Bankës, por njëkohësisht është edhe nëpunëse e Besa Shahinit, në shkelje flagrante të ligjit.

E kuptojmë që për një ministre që ka një rekord absolut dështimesh, që ka guxuar të organizojë zgjedhje pa 75% të studentëve në universitete, që nuk garantoi asnjë masë mbrojtjeje në auditore gjatë pandemisë shkaktuar nga Covid-19, ky standard është plotësisht i pranueshëm, por i bëjmë thirrje që sa më shpejt të jetë e mundur, të rikthejë Ministrinë e Arsimit në shinat e ligjshmërisë, të mbrojë interesin e studentëve e rinisë dhe të zbatojë ligjin hera-herës…!

Sa për sqarim të opinionit publik, Bordi i Akreditimit është një organ kolegjial vendimmarrës dhe i pavarur në veprimtarinë e tij, i cili funksionon pranë ASCAL. Veprimtaria dhe funksionimi i BA është e përcaktuar në ligjin e “Arsimit të lartë” nr 80/2015, ligjit nr. 8480, datë 27.05.1999, për “Funksionimin e organeve kolegjiale”, në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 109, datë 15.02.2017 si dhe rregulloren e funksionimit të tij.

BA është i përbërë nga 11 anëtarë nga të cilët minimalisht 3 dhe maksimalisht 5 duhet të jenë të huaj. Të gjithë anëtarët janë personalitete të botës akademike me nje eksperiencë të gjatë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor brenda dhe jashtë territorit të RSH.

*Anëtarët dhe kryetari i Bordit emërohen dhe shkarkohen nga kryeministri me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin.
*Mandati i anëtarëve të BA është 4 vjet. Bordi i Akredimit u emërua me urdhër të Kryeministrit nr. 32, datë 17.03.2017 dhe organizoi mbledhjen e tij të parë në datën 07.04.2017
*BA është vazhdues i punës së Këshillit të Akreditimit i krijuar në bazë të ligjit të “Arsimit të lartë” nr. 9741, datë 21.05.2007. Ligji i ri i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, nr. 80/2015, i jep fuqinë BA për të marr vendimin përfundimtar mbi akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve që ato ofrojnë.


Etiketa: ,

Pas