Aktualitet

Belsh/ Zhvillonte lojëra fati në lokalin e tij, pranga 42-vjeçarit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:50 - 25/06/20 |
mapo.al

Një 42-vjeçar, i identifikuar me inicialet K.Q., ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij, u zbulua se e përdorte subjektin edhe për zhvillimin e lojërave të fatit.


Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan një aparat celular me faqe sportive të hapura, ku kishin të vendosura biletat me ndeshje.


Ai do të procedohet për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”.


Njoftimi i policisë:


Belsh

Në zbatim të planit të masave për evidentimin e zhvillimit të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, vijojnë kontrollet nga Policia në qarkun e Elbasanit.

Konstatohet një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.

Procedohet penalisht pronari i subjektit, shtetasi K.Q., 42 vjeç, banues në Belsh, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi, në Belsh, në subjektin e tij “Bar-Kafe”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular me faqe sportive të hapura, ku kishin të vendosura biletat me ndeshje.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun e Elbasanit.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ”Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.


Etiketa:

Pas