Ben Affleck ka folur hapur për varësinë e tij ndaj alkoolit dhe e ka cilësuar publikisht ish-bashkëshorten e tij Jennifer Garner një nënë të jashtëzakonshme.
“Nuk më shqetëson të flas për alkoolizmin. Të qenurit i alkoolizuar është pjesë e jetës sime. Është diçka që unë e di”, tha aktori në “Today Show” në NBC’s, duke shtuar se pavarësisht kësaj është një baba i mirë.
“Megjithatë jam me fat që fëmijët e mi kanë një nënë të mrekullueshme. Ajo më ndihmon shumë që bashkëkujdesemi për ta. Baballarët janë të rëndësishëm për fëmijët dhe është përgjegjësia jonë që të jemi atje për ta, të jemi të vetëdijshëm, të vëmendshëm, të jemi pjesë e jetës së tyre … të jemi njësoj si nënat e tyre”, u shpreh më tej Ben Affleck.
Aktori madje pranoi se e do ende yllin e Hollywood, duke thënë: “Sigurisht, ajo është e mrekullueshme!”