Ben Blushi nuk doli për të prezantuar kandidatët e mazhorancës për Qarkun e Elbasanit, ashtu siç bënë deputetët që kanë udhëhequr fushatën e vitit 2013 në qarqet përkatëse.
Në vend të tij doli Taulant Balla.
Blushi doli më vonë, duke folur shkurt për mediat: “Ky ishte fundit i një procesi që nuk ishte proces”.
Më herët, Blushi kishte deklaruar se kandidaturat janë të Edi Ramës dhe për to nuk ka pasur diskutime.
I pyetur nëse do të mbështesë Qazim Sejdinin në Elbasan, si deputet i kësaj zone, Blushi nuk foli.
Ndërkohë mësohet se në takimin e tyre, Blushi tha se janë anashkaluar strukturat kryesore të partisë gjatë procesit të përzgjedhjes së kandidaturave.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur duke thënë se kandidaturat kanë ardhur nga baza.
Leri te tjeret te punojne o Blushi se ti je vetem per llafe jo per pune.
Faktikisht Ben Blushit i mbetet faj … Per derisa merret me gomer si puna e Edit