fbpx

ShowBizz

Bën gafën e radhës, Rudina ‘kryqëzohet’ nga ndjekësit





               Publikuar në : 11:16 - 11/06/19 |
mapo.al

Rudina Magjistari ka postuar në profilin e saj në “Instagram” fotografinë e të ftuarit të radhës në emisionin e pasdites, e cila ishte aktorja Delinda Disha me djalin e saj të vogël. Mirëpo në vend të fjalës ‘djali’, moderatorja ka shkruar dhali. Ndjekësve në rrjetin social nuk i ka shpëtuar ky gabim dhe nuk kanë ngurruar ta ‘kryqëzojnë’ me komente.


“Në studio sot me aktoren e humorit, Delinda Disha, në një rrëfim për aktrimin, familjen dhe dhalin  e saj, Dasantinin”– ka shkruar Rudina Magjistari. “Djalin moj Rudina”– i ka komentuar një ndjekëse. “Jo po me dhallën Rudina” – ka vijuar një tjetër.



E teksa nuk i ka kthyer përgjigje komenteve kritikuese, Rudina duket se e ka korrigjuar gabimin në përshkrimin e fotografisë.


https://www.instagram.com/p/ByiP2kFhR1B/


Etiketa: ,

Pas