Këngëtari Ermal Fejzullahu është sulmuar së fundmi nga ndjekës të rrjetit social “Instagram”, për shkak të një komenti që ka lënë në fotografinë e menaxherit të këngëtarëve Faton Shoshi, ku ky i fundit shfaqet përkrah këshilltarit dhe ndihmësit personal të presidentit të Gambia-s.
“Gjëra të reja e të mira po vijnë së shpejti në Gambia”- ka shkruar Shoshi krahas fotografisë poshtë së cilës Ermali ka shkruar: “Thuj le të kesh pak, se s’po dihet çka është”
Ndonëse Ermali ka komentuar në kuadrin e shakasë, duke sugjeruar që personi të ndodhet në foto të qeshë që të mund të dallohet për shkak të ngjyrës së lëkurës, kanë qenë të shumtë personat që i kanë kërkuar të fshijë komentin ndaj personit në fjalë, i cili ka për më tepër një pozicion të rëndësishëm në strukturat më të larta të një shteti të huaj, pasi është përkthyer si mjaft diskriminuese dhe raciste.