Trashëgimtarja e Top Medias, Lori Hoxha ka vendosur t’i dhurojë Ledion Liços një profil në rrjetin social “Instagram”. Fotografia e parë që ka postuar ka qenë pikërisht me të, me mbishkrimin: “Kunata ime!”
“Ok i hapa Ledionit “Instagram” se bën kot si kontrovers pa media sociale. Ndiqeni që ta ndjejë si detyrim të fillojë të postojë prapë filmat e tij të preferuar, për ata 6 vetë që e kuptojnë”-ka shkruar ajo në nota humori.
Ledioni duket se është në dijeni të veprimit të Lorit, pasi është shfaqur së bashku me këtë të fundit në një video në “Insta Story” ku thotë: “Nëse deri në orën 16:00 bëhen më shumë se 2 mijë ndjekës, ai do të rikthehet në “Instagram””.
Me shumë gjasa, Ledioni, i cili pritet të bëhet baba për të dytën herë, do të jetë sërish pjesë e këtij rrjeti social.