Kryesore

“Bënë pazare”, Basha: Çfarë favoresh i ofroi Rama Opozitës së re





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:44 - 03/07/20 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se shumica e deputetëve të “Opozitës së re” kanë bërë pazare me kryeministrin Edi Rama.


Basha tha se shumica e deputetëve, me 2 apo 3 përjashtime, kanë firmosur lënien e mandatit, kur opozita vendosi djegien e tyre.


Por, shtoi Basha, dikujt “i janë falur borxhe në Kazino”, të tjerëve “mos futja në burg e të vëllait”, apo të tjera favore nga Rama dhe kështu kanë ndryshuar vendim.


Këta janë opozita parlamentare. Këta janë Edi Rama”, tha Basha, i cili shtoi se pas kërkesës për ndalimin e koalicioneve zgjedhore qëndron dora e kryeministrit.


“Edi Rama që hedh gurin e fsheh dorën dhe e bën se ka frikë nga zgjedhjet”, tha kreu i opozitës.

LEXO EDHE: 

“Hedh gurin e fsheh dorën”, Basha: Rama kërkon të përçajë opozitën

Rritja e infektimeve, Basha: Rama po fshihet, të bëjë transparencë mbi situatën


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas