Newcastle i Rafa Benitez ka ndalur sonte Man Cityn e Guradiolës me një fitore epike, duke përmbysur rezultatin.
Këtë ndeshje e ka shijuar sidomos Liverpool, tifozët e të cilit i kërkuan sot Benitezit, ish trainerit të të kuqve, që të fitonte me ndjekesin e tyre më të afërt në kampionat.
Dëshira e tyre u realizua. Newcastle fitoi me rezultatin 2 me 1, edhe pse Man City kaloi në avantazh që në fillim të ndeshjes.
Nëse Liverpool fiton nesër në fushën e saj me Leicester, do të shkëputet me 7 pikë ndaj Man City, duke konsoliduar rrugën drejt titullit kampion, një trofe që pritet në Liverpool prej dekadash./Gazeta Mapo/