Publikohen pamjet e një aksidenti të ndodhur një ditë më parë në Peshkopi, ku një automjet ka përplasur një këmbësor në mes të rrugës.
Nga pamjet e një kamere sigurie duket një mjet tip “Benz”, që nuk ndalon teksa para ka këmbësorë, por vijon lëvizjen duke përplasur një prej tyre.
Raportohet se i lënduari nuk ka marrë dëmtime serioze.
Siç shihet dhe në video, menjëherë pas përplasjes, këmbësori ngrihet dhe përqafon një qytetar, i cili afrohet t’i japë ndihmë me duar në kokë.
Më pas, shoferi largohet pa dalë fare nga makina.