Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmë në aksin rrugor Divjakë-Çermë.
Një automjet tip “Benz” është përplasur me një motor, dhe për pasojë drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë.
Viktima është i identifikuari me inicialet I.K., 27 vjeç, banues në Çermë.
Sa i takon drejtuesit të makinës – A.Sh., 46 vjeç, banues në Divjakë, është arrestuar në flagrancë.
Për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Shkallës së Parë Lushnje.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në Divjakë, pasi rreth orës 23:15, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç, banues në Çermë, dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 27-vjeçari. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.