Një makinë tip ‘Benz’ ka shpërthyer në flakë tek ‘Sheshi Shqiponja’ në Tiranë. Nga flakët e mëdha makina është shkrumbuar e gjitha, ndërkohë që nuk dihet nëse ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe policia të cilët po mundohen të shuajnë zjarrin.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 19.03 në afërsi të rrethrrotullimit të sheshit “Shqiponja” është përfshirë nga flakët në ecje,automjeti në pronësi të shtetasit K.H.
Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz, dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka qënë aksidental.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.